Autoritetet në qytetin gjerman të Kolnit kanë evakuuar tre spitale dhe mijëra shtëpi pas zbulimit të një bombe të pashpërthyer të Luftës së Dytë Botërore gjatë punimeve në një kampus të ri mjekësor, shkruan The Guardian.

Bomba ajrore amerikane me peshë 1000 kilogramë do të çaktivizohet të premten.

Autoritetet ishin përgatitur gjashtë muaj më parë për plan evakuimi kur nisën punimet në kampus, pasi kishte frikë se do të zbuloheshin mjete të pashpërthyera.

Rreth zonës ku ndodhet bomba është krijuar zonë evakuimi prej 500 metrash. Autoritetet e qytetit thonë se ekspertët u kanë thënë se tetë bomba të tjera të pashpërthyera mund të jenë aty, por se kjo mund të përcaktohet vetëm nga gërmimet e mëtejshme.

Operacioni i evakuimit, sipas autoriteteve, ishte më i madh i këtij lloji që nga viti 1945.

Kolni ishte ndër qytetet më të bombarduara në Evropë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Evakuimet për shkak të gjetjeve të bombave ndodhin çdo vit dhe janë gjithashtu të zakonshme në qytete të tjera të mëdha në Gjermani që u goditën shumë, përfshirë Berlinin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: