Mijëra aktivistë kundër turizmit protestuan në Palma de Majorka të Spanjës të dielën, në demonstratën e fundit kundër një industrie shumë të rëndësishme për kombin iberik.
Duke mbajtur modele të improvizuara avionësh dhe anijesh lundrimi, protestuesit ecën nëpër rrugët e kryeqytetit të Majorkas me postera ku shkruhej “jo turizmit masiv” dhe “ndaloni avionët privatë”, raporton Reuters.
Aktivistët kundër turizmit kanë organizuar një sërë protestash këtë vit në Barcelonë dhe destinacione të tjera të njohura pushimi: si Palma de Mallorca, Malaga dhe Ishujt Kanarie, duke thënë se vizitorët po rrisin kostot e strehimit dhe po bëjnë që banorët të mos jenë në gjendje të përballojnë të jetojnë në qendrat e qytetit.
Rreth 10,000 protestues morën pjesë në demonstratën e Majorkës të dielën, ka bërë të ditur policia.
Disa turistë mbështetën marshimin, ndërsa disa të tjerë po ndiheshin keq.