ITALI- Mijëra persona manifestojnë sot në qendër të Romës kundër autoriteteve lokale dhe politikës së qeverisë së Matteo Renzi-t, kryesisht kundër privatizimeve dhe varfërisë.

Ky parakalim mblodhi punëtorë, mësues, përkrahës të së drejtës “banesë për të gjithë”, sindikata që janë kundër privatizimeve, degradimit të pasurisë publike, shkurtimeve në shërbimet sociale apo largimeve nga banesat.

Manifestimi që kishte si parrullë “Roma nuk shitet” mbikëqyrej nga forca të konsiderueshme të rendit që i kishin bllokuar hyrjen në bashki manifestuesve që kërkonin të shkonin aty në përfundim të marshimit të tyre.

Kryeqyteti italian drejtohet që prej nëntorit, pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut Ignazio Marino për afera korruptive, nga një prefekt i emëruar nga qeveria për të garantuar menaxhimin e qytetit deri në zgjedhjet e ardhshme, që pritet të mbahen në qershor.

Prefekti Paolo Tronca ka shkatuar shumë pakënaqësi duke shkurtuar shpenzimet në përpjekje për të ulur humbjet e bashkisë.
(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: