Në Australi duket se e kanë harruar pandeminë, duke kthyer sportin ashtu siç ishte dikur. Në këtë kohë të vështirë, bëjnë habi pamjet e fushave të tenisit me mijëra tifozë në tribuna, pa maska dhe distancë sigurie. Por në prag të turneut Grand Slam Australian Open, organizatorët kanë hapur dyert për tifozët që kanë ndjekur ndeshjet e ekzibicionit të emrave më të mëdhenj të tenisit botëror si Novak Djokovic dhe Rafael Nadal, që luajtën sfidat e tyre siç ndodhte përpara se bota të pushtohej nga virusi Covid-19.

774aa29d0fe76b1fb5b638353105620df6588af4
774aa29d0fe76b1fb5b638353105620df6588af4

Ndoshta dita kur tifozët të kthehen të mbushin fushat dhe stadiumet edhe në turnetë e sporteve të tjerë është larg, por gjithsesi pamjet që vijnë nga Australia japin shpresë se gjithçka mund t’i kthehet normalitetit.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb