TIRANE

Inva Mula është e ftuara speciale në emisionin “Chic’ të Fjodora Fjorës në ‘News 24’. Në një intervistë ekskluzive sopranoja e njohur shqiptare tregon për festivalin e jashtëzakonshëm që pritet të startojë në qytetin e Korçës në edicionin e tij të dytë. Sopranoja e njohur është dhe organizatorja e këtij festivali së bashku me organizatën “Njerëz dhe ide”.

“Mik festival” ashtu siç dëshiron ta përkufizoj edhe ajo me fjalën mik. Muzika, arti, kultura do të shpaloset përgjatë datës 24 deri më 28 korrik në qytetin e bukur të Korçës. Do të jenë pesë net të mbushura me emocione, me ngjarje të ndryshme, të cilat do të përcjellin emra të njohur artistësh jo vetëm të muzikës klasike por edhe të asaj popullore qytetare dhe mjeshtra të serenatave korçare.

Nëse vitin e kaluar Inva Mula prezantoi një koncert recital së bashku me emra të njohur me famë botërore këtë vit ka vendosur që emrin e saj ta vërë në dispozicion të të rinjve ne një mbrëmje gala. Do të ketë një mbrëmje që do t’i dedikohet muzikës spanjolle, një tjetër që do t’i dedikohet ballos vjeneze por edhe shumë gjëra të tjera interesante.

Çfarë presim nga ky edicion i dytë i festivalit mik?

Do të doja që “Festivali mik” të kthehet në një traditë. Qytetet jetojnë vetëm me art, ato kanë nevojë për këtë shpirt që ia jep vetëm muzika dhe arti. Duke qenë se Korca u kthye në destinacion turistik duke mos qenë bregdetar, i vetmi aktaksion i saj ishte ky shpirt, i cili ka disa shtresa për t’i zbuluar. Dhe duke e mbajtur me një festival internacional, duke bërë që njerëzit të rizbulojnë Korçën ne e rizbuluam vete, ne gjetëm një përkrahje të madhe të qytetarit korcar, i cili na shikonte dhe ishte i lumtur që ishim aty. Ajo që në presim këtë vit që të krijohet një traditë e bukur, që Korca të njihet, të identifikohet edhe me këtë emër me “Mik festival”.

Këtë edicion duket se ka mbrëmje të ngjashme por artistë krejtësisht të ndryshëm që do të performojnë në të. Nuk mungon një mbrëmje që do t’i deidkohet serenatave korcare, një tjetër valles vjeneze, por kemi edhe një risi si bashkimin e artistëve spanjoll të cilët priten të bëjnë një mbrëmje të jashtëzakonshme në pazarin e Korcën.

Një nga elementët kryesor është serenata korcare e cila nuk mund të mungojë në një festival të tillë, por ajo që e bën të veçantë ‘Festivalin mik” është pikërisht prezenca e kombeve, të cilët kanë dhënë kontribut në muzikën internacionale. Ne duam të sjellim muzikën e botës në Korcë por dhe muzikën e Korçës ta njohi bota dhe ky gërshetim është një gjë shumë e bukur në këtë festival.

Në këtë gjë ju ka mbështetur dhe ambasada franceze.

Ambasada franceze është shumë artdashëse, ata janë miqtë e mi. Megjithëse nuk kemi mbrëmje të vërtetë franceze në koncert, “Inva and new friends” do të kemi muzikë franceze. Por ajo që sjell nana e 27 korrikut janë elementet e rinj, do doja këngëtarë që nuk i njeh publiku. Në bëmë një audicion dhe zgjodhëm këngëtarë të rinj shqiptar.

Edhe këtë herë nuk mungon djali juaj Andon Çako i cili vjet ka pasur një jehonë të madhe sidomos nga pjesa e rinisë e cila pëlqen defrimin dhe jetën e natës.

Po do më pëlqente që mbërmjen e 27 korrikun Pazari i Korçës të kthehej në një disko ku të gjithë të rinjtë të kërcenin nën ritmet e muzikës elektronike. Do doja që nëpërmjet djalit tim edhe rinia shqiptare të njihte muzikën elektronike. Pra ky është një festival shumë dimensional.
Dita e diel e cila që është dhe dita e fundit e festivalit, ne ia kemi dedikuar serenatave në darke, por do doja që mëngjesi i ditës së diel t’i kushtohej natyrës dhe shpirtit. Është ai momenti kur njeriu ka nevojë të rrijë me vetveten dhe ku ka më mirë se në ato momnete ai të shoqërohej nga një muzikë baroke. Pas qetësimit në mëngjes, piknikut, natyrës, në darkë vijnë tingujt e serenatave.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: