SHBA


Nënpresidenti amerikan, Mike Pence tha se “Shteti Islamik është shpërbërë” dhe rrjeti i militantëve “është mundur”.


Ai i bëri këto komente në Departamentin e Shtetit disa orë pasi Ushtria amerikane njoftoi se disa pjesëtarë të saj janë vrarë gjatë një sulmi  vetëvrasës ku mbeten  të vrarë të paktën njëzet persona në qytetin verior sirian Manbij të kontrolluar nga kurdët të mërkurën.  Disa prej atyre të vdekurve janë ushtarë amerikanë. Ndërsa koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Siri konfirmoi se trupat amerikane u vranë, por nuk u tha sa.


Përgjegjësinë për sulmin e mori Shteti Islamik. Nënpresidenti Pence tha se trupat amerikane do të tërhiqen nga Siria siç ka njoftuar më herët edhe presidenti Donald Trump.

BalkanWeb

Etiketa: