Mike Pence, ish-zëvendëspresidenti i Donald Trump, ka bërë sot një udhëtim surprizë në Ukrainë. Kjo e bën atë kandidatin e parë republikan që shkon në Ukrainë.

Mediat e huaja shkruajnë se Pence takoi presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky gjatë vizitës së tij.

“Unë besoj se Amerika është lideri i botës së lirë. Por, duke ardhur këtu thjesht si një qytetar i thjeshtë, duke qenë në gjendje të shoh me të vërtetë heroizmin e ushtarëve ukrainas”, tha Pence.

Një nga këshilltarët e Zelenskyt, Mykhailo Podolyak, tha për Pence se “Ai e kupton thellësisht Rusinë dhe natyrën e këtij konflikti, se nuk ka të bëjë me territore, as për asnjë biznes, as për asgjë përveç gjësë kryesore, ato vlera për të cilat u krijuan Shtetet e Bashkuara”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb