SHBA– Shefi i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo u shprehu të premten  zyrtarëve të lartë kinezë shqetësimin e tij kundrejt militarizimit të Detit të Kinës Jugore. Gjithashtu Pompeu u bëri të qartë kolegëve të tij se SHBA nuk është e interesuar të fillojë një luftë të ftohtë me Kinën.

”SHBA-ja dëshiron një bashkëpunim më të ngushtë me Pekinin dhe nuk duan një luftë të ftohtë, por ende kanë dallime të konsiderueshme për disa çështje me Kinën’’, pohoi ai gjatë një konference shtypi me Pekin në prani të homologut të tij, Yang Jiechi.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb