PRISHTINE- Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka deklaroi se kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk mund të akuzohet për çështjen e demarkacionit.

Nga foltorja e Kuvendit ai tha se demarkacioni sipas tij, e ka bllokuar LDK-ja dhe PDK-ja. “Për atë arsye edhe ka ra Qeveria e Kosovës”, tha Zeka. Sipas tij, fajin kryesor për themelimin e Gjykatës Speciale e ka Hashim Thaçi, i cili i ka detyruar deputetët ta votojnë këtë gjykatë, derisa fajin për mos themelimin e Ushtrisë së Kosovës e ka ish-kryeministri, Isa Mustafa.

Po ashtu ai foli edhe për shpenzimet të cilat i kanë bërë zëvendësministrat e Qeverisë së Kosovës, duke theksuar se kartat e kartelave prej 3 mijë eurosh, janë shumë të larta dhe po i harxhojnë për dashnoret e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: