Pesë pikë në shtatë ndeshje gjatë 2015-ës: 4 humbje (Sassuolo dhe Atalanta në “San Siro” dhe Lazio e Juventus në trasnfertë), 2 barazime ( me Torino-n dhe Empoli) vetëm një fitore ( kundër Parma-s e fundit në klasifikim), 10-të gola të pësuar e 8 të shënuar. Ritmi dhe shifrat e Milan-it lënë shumë për të dëshiruar: 30 pikë në 23 ndeshje për Pippo Inzaghi, një mesatare 1.3 pikë për ndeshje, një perfomancë që e vendos ish sulmuesin në trajnerët me rendimentin më të keq në epokën Berluconi. Presidenti është shumë i zhgënjyer me atë çka skuadra dha dje në “San Siro”, ku mori një leksion futbolli nga Empoli, një skuadër e vogël por me ide, rregull dhe ekuilibër, gjithçka që Milan-it i mungon. Si të mos mjaftojë kjo situatë tashmë Inzaghi duhet të bëjë llogaritë dhe me një infermieri të mbi populluar, ku lojtarë si Zaccardo, Abate, De Sciglio, Zapata, Bonaventura dhe Mexes i pezulluar nuk janë të disponueshëm.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb