Milan duhet të kalojë pengesën e Feyenoord në Play Off të Champions, nëse dëshiron të avancojë në kompeticionin më të  rëndësishëm për klube. Në intervistën e dhënë, zëvendëspresidenti i nderit te kuqezinjtë, Franco Baresi u shpreh i lumtur për faktin se u shmang Juventusi.

“Po, është më mirë në këtë mënyrë, më mirë që u shmang derbi italian. Por ne në Ligën e Kampionëve do të kemi respekt maksimal për Feyenoordin sepse e dimë që në këtë garë, nuk duhet ta nënvlerësosh askënd”, ka thënë Baresi për “Milannews” të premten.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb