Sergio Conceicao, trajneri i ri i Milanit, në konferencë tregoi qasjen e tij për mënyrën se si kuqezinjtë do luajnë nën drejtimin e tij.

“Unë do të vazhdoj me idetë e mia. Moduli taktik është në plan të dytë pas princimeve të mia dhe dinamikave të ndryshme. Në radhë të parë duhet që të punojmë fort për të arritur maksimumin.

Për mua futbolli është i thjeshtë pasi në njërën portë duhet të mbrosh dhe në tjetrën të shënosh. Për mua futbolli dominues do të thotë vetëm fitorja. Mbajtja e topit dhe tiki-taka s’më interesojnë, dua vetëm të shënojmë golin”- tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb