Mjaftoi një fjali. ‘Kthehem shpejt në Itali”, tha Zlatan Ibrahimovic për të ndezur shumë shpejt merkaton e dimrit në Serie A. Mijëra tifozë kanë nisur të ëndërrojnë, sidomos ata të Milanit. Është e vërtetë që të gjitha indiciet e dhëna nga sulmuesi e çojnë atë te skuadra kuqezi, por Ibra është mësuar të suprizojë. Gjithsesi, numërimi mbrapsht ka nisur.

071155039 50dd55cc 7a3f 4191 Ae4a 4b4d18e3533a
071155039 50dd55cc 7a3f 4191 Ae4a 4b4d18e3533a

Por sipas “La Gazzetta Dello Sport”, për të para Ibrahimovic në Itali duhen pritur edhe dhjetë ditë të tjera. Paolo Maldini dhe Zvonimir Boban kanë bërë të tyrën. I kanë vendosur në tavolinë ofertën dhe presin përgjigjen e suedezit. Ibra nuk ka dyshime që Milan është zgjedhja e duhur, por kërkon të fitojë 6 milion euro për një kontratë 18-mujore.

Ibra (1)
Ibra (1)

Nga ana tjetër, klubi kuqezi ofron si fillim një bashkëpunim 6-mujor me opsion rinovimin edhe për një vit tjetër në bazë të paraqitjeve të futbollistit. Në këtë mënyrë, Milan dhe tifozët e tij vazhdojnë të shpresojnë, por kujdes nga suprizat. Zlatan Ibrahimovic është mësuar me to, teksa në pritje janë Napoli dhe Bologna.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb