Numri një i stolit të Milanit, Fonseca u ndal të fliste për mediat, pas suksesit 1-0 ndaj Udineses.
“Ndeshja kishte dy fytyra, e para deri në minutën e 30-të kur morëm kartonin e kuq. Kemi luajtur gjysmë ore me personalitet të madh dhe cilësi ndaj një ekipi të fortë, afër asaj që dua për këtë Milan.
“Më pas ishte një ndeshje e luajtur me shpirt skuadre, vuajtëm bashkë. Nëse kishte dyshime për unitetin e kësaj skuadre, sot pamë se jemi të bashkuar.
“Për mua është gjëja më e rëndësishme, jam shumë i kënaqur me të gjithë. Kushdo që hyri ishte vendimtar në punën për skuadrën, është e vërtetë që vuajtëm por ndaj një ekipi të mirë që bën shumë krosime është normale”.
“Goli i anuluar i Udinese-s? Do të ishte një padrejtësi e madhe për ekipin, mundësitë më të pastra i krijuam ne.
“Të mos fitonim do të ishte një padrejtësi, sepse lojtarët i meritonin këto tre pikë. Sot ishte shumë e vështirë të zëvendësoje Okaforin sepse ai po bënte një lojë të shkëlqyer”.