Paulo Fonseca, tekniku i Milanit, në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Brugge, preku tema të ndryshme.

“Të punosh pas një fitoreje është gjëja më e mirë. Ajo sjell besim dhe një atmosferë pozitive, të cilën duam ta kemi gjithmonë. Kjo është arsyeja përse duhet të fitojmë edhe në Champions League. Mendoj se do të jetë një ndeshje vendimtare, duke qenë se nuk kemi marrë ende asnjë pikë.

Nga ndeshja me Udinese-n, kishte shumë gjëra pozitive. Kjo duhet të jetë normale. Një ekip duhet të luajë gjithnjë me atë vendosmëri. Vetëm në këtë mënyrë mund të fitojmë, nuk kemi rrugë tjetër.

Theo dhe Leao do të luajnë nga minuta e parë. Nga ata pres shumë, njësoj si edhe nga pjesa tjetër. Duhet të japin gjithçka që Milani të fitojë. Është situatë normale edhe për ta.”, deklaroi Fonseca.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb