Angel Correa do të jetë “ilaçi” i parë për të shëruar dhe ngritur sërish në këmbë Milanin, pas debutimit zhgënjyes në sezonin e ri të Serie A me humbjen 1-0 kundër Udinese. Vizita blitz e Zvonimir Boban në Madrid ka rezultuar vendimtare dhe transferimi i futbollistit argjentinas është vetëm çështje orësh. Të sigurta për këtë janë mediat spanjolle. Sipas tyre, klubi milanist dhe Atletico Madrid kanë arritur marrëveshjen, ndërsa vetë lojtari nuk është stërvitur pasditen e së hënës me skuadrën e Diego Pablo Simeone.

163939900 4b320226 4bcd 4e66 B19f B57976668a67
163939900 4b320226 4bcd 4e66 B19f B57976668a67

Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet iberike, Boban ka bindur mikun e tij, presidentin e klubit madrilen, Miguel Angel Gil të ulë pretendimet financiare. Atletico Madrid kërkonte 50 milion euro për kartonin e sulmuesit argjentinas, ndërsa Milan ofron 40 milion euro si dhe 30% të vlerës për rishitjen e tij. Dy drejtuesit e lartë të klubeve janë ndarë me një shtrëngim duarsh dhe tani është detyra e avokatëve të “limojnë” detajet e kontratës që do të transferojë Angel Correa te Milani.

Merih Demiral Juventus 1566312061 24836
Merih Demiral Juventus 1566312061 24836

Me objektivin më të rëndësishëm në tregun e transferimeve që pret vetëm zyrtarizimin, në klubin kuqezi kërkojnë të shfrytëzojnë ditët e fundit të merkatos së verës për të plotësuar grupin e futbollistëve që Giampaolo do të ketë në dispozicion deri në fund të sezonit. Emri i fundit që del nga mediat italiane është ai i Merih Demiral. Mbrojtësi turk u ble nga Juventus vetëm dy muaj më parë, por për çështje të bilancit mund të “sakrifikohet” nga kampionët italianë.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb