Milani dëshiron Benjamin Sesko. Sulmuesi i Leipzig mund të jetë pasuesi i Oliver Giroud, i cili është gati për t’u larguar drejt Amerikës. Sipas asaj që shkruajnë mediat, në orët e fundit në Milano është zhvilluar një takim mes agjentit të lojtarit dhe klubit kuqezi.

Në kontratën e Sesko me Leipzig ka një klauzolë, që shkon rreth 50 milionë. Sa i takon shifrave të transferimit, Milani mund të arrijë paratë e kërkuara për qendërsulmuesin slloven, i cili do të marrë një vendim për të ardhmen e tij në fund të sezonit.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: