Prej kohësh, emri i Brojës është lidhur shpesh për një transferim në Serie A, ku për të kanë shfaqur interes ekipe si Milan, Inter, Napoli dhe së fundmi Bologna. Nuk është një sekret që “bomberi” kuqezi është një profil që pëlqehet shumë, jo vetëm në Itali. La Gazzetta dello Sport, shkruan këtë të premte, se Milan i është rikthyer edhe një herë pistës Broja, më saktë sulmuesi kuqezi është plani B i drejtuesve nëse nuk arrijnë të Joshua Zirkzee.

B
B

Sulmuesi holandez është preferenca e parë e Ibrës dhe pjesës tjetër të stafit, aq shumë e pëlqejnë sa janë të gatshëm të paguajnë edhe klauzolën e tij të largimit nga Bologna, 40 milionë euro, por pengesë në këtë pikë mbeten komisionet e larta. Përfaqësuesit e tij kërkojnë afro 15 milionë euro komision. Të vetëdijshëm se opsioni Zirkzee nuk është i lehtë, kjo edhe për faktin se për të ka edhe shumë konkurrencë, Milan po mban të ndezur edhe planin e tyre B, Armando Brojën.

Armando Broja
Armando Broja

Jo vetëm La Gazzetta, edhe gazetari i njohur, Gianluca di Marzio, shkruan se Broja mund të jetë një opsion konkret për Milan, pasi është e qartë se sulmuesi kuqezi do të largohet nga Chelsea gjatë merkatos së verës.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb