Filippo Inzaghi nuk është më trajner i Milanit. Klubi kuqezi me anë të një deklaratë në faqen zyrtare ka njoftuar se me keqardhje Inzaghi nuk do të jetë më trajneri i skuadrës pasi klubi ka bërë një zgjedhje tjetër për sezonin e ardhshëm. Ish sulmuesi i Milanit kishte dhe një tjetër vit kontratë por rezultatet negative kanë detyruar drejtuesit e klubit të gjejnë një tjetër zgjidhje për bankinën. Tashmë pritet vetëm të zyrtarizohet Sinisa Mihajlovic si trajneri i ri.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb