Santiago Gimenez u transferua nga Feyenoord, për të nisur një eksperiencë të re te Milani. Deri më tani, sulmuesi ka luajtur 7 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola. Gimenez foli për skuadrën italiane, në një intervistë të dhënë gjatë grumbullimit me kombëtaren e Meksikës.
“Kur mbërrita te kuqezinjtë e kuptova madhështinë e klubit, por e ndjeja edhe nga jashtë. Nga brenda ndjeni se është dy herë më i madh, është gjigant.
“Nuk po kalojmë një moment mirë, por më pritën në mënyrën më të mirë të mundshme.
“Po jetoj një ëndërr, dua të jem shembull për të treguar se me Zotin gjithçka është e mundur. Jetoj në të tashmen, e shijoj çdo sekondë”.
– Si ndihesh në Milano?
“Si të gjitha ndryshimet, muaji i parë ishte paksa i komplikuar: ka gjëra të reja, rrugë të reja, gjithçka është e re, edhe gjuha padyshim. Megjithatë, pak nga pak po përshtatem.
“Gruaja ime më ndihmoi shumë dhe më la të fokusohem kryesisht te futbolli”.