Milan ka zhgënjyer të gjitha parashikimet në këtë fillim sezoni në kampionatin italian. Dy fitore, po aq humbje dhe një lojë që le për të dëshiruar, janë shumë pak, ndërsa dyshimet nëse kjo skuadër është e denjë për të arritur objektivin Champions janë shtuar ndjeshëm. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe në qendër të kritikave ka përfunduar Marco Giampaolo. Humbja derbi dhe paraqitja zhgënjyese ka tronditur ndjeshëm pankinën e teknikut.

Ultime Milan Boban Esonero Giampaolio
Ultime Milan Boban Esonero Giampaolio

Por për të qetësuar situatën ka menduar vetë klubi milanist. Pavarësisht deklaratave aspak mbështetëse të Zvonimir Boban dhe Paolo Maldinit, dukshëm të zhgënjyer, kuqezinjtë I kanë dhënë besim trajnerit të tyre. Por çdo gjë ka një kufi dhe ky besim nuk është pa afat. Kështu, Giampaolo duhet të drejtojë kthesën e skuadrës duke nisur nga ndeshja e së enjtes kundër Torinos.

Allenamento 4 Copy (3)
Allenamento 4 Copy (3)

Kjo transfertë është një test force e Milanit, që duhet të tregojë se humbja në derbi ishte vetëm një nga ato mbrëmjet e këqia që të gjithë ekipet kalojnë në një sezon të gjatë. Një tjetër kusht për Giampaolo ka të bëjë edhe me aktivizimin e blerjeve të reja. Deri tani trajneri ka besuar pak ose aspak te blerjet e verës, ndërsa drejtuesit milanistë kërkojnë që ata të marrin më shumë minuta duke nisur nga ndeshja e ardhshme në Serie A.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb