Shkrimtari Milan Kundera feston sot 90-vjetorin e ditëlindjes. U linda më 1 prill, kjo ka të bëjë me metafizikën, pat thene ai në një interviste kohe më parë.


I lindur në Ceki dhe një francez i natyralizuar që prej vitit 1981, autor i “Lehtësia e papërballueshme e qenies” (1984), piktor sarkastik i gjendjes njerëzore, Kundera nuk bën pjesë në Akademinë Franceze dhe nuk ka marrë as Nobel-in në Letërsi, ndere që ai do t’i kishte merituar plotësisht si një nga autorët më të mëdhenj bashkëkohorë.


Shkrimtari, i cili është larguar nga mediat prej disa kohesh, mund të shihet duke shetitur me gruan e tij Vera në rrugën ”Cherche-Midi”, në Paris.


Shfaqja e tij e fundit në televizion daton në 1984, ndërsa intervista e tij e fundit me një gazetar ishte në vitin 1986.

Pothuajse i padukshëm, autor i “Pavdekshmëria” dhe “Jeta është diku tjetër”, ai është rregullisht viktimë e mashtrimeve makabre në rrjetet sociale, ku disa herë është shpallur i vdekur.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb