Sulmuesi i Milanit, Leao u shpreh i lumtur për fitoren 0-4 ndaj Udineses.
“Trajneri e punoi gjatë javës dhe ne dhamë përgjigje të mira në fushë. Mbrojtja me tre? Me këtë modul jemi më kompaktë, kemi një lojtar më shumë për të mbrojtur dhe përpara jemi më të lirë për të sulmuar.
Në Udine, gjithmonë ka një ambient të çuditshëm. Kur dolëm në pjesën e dytë, tifozët bënë pak rrëmujë. Nuk ka shumë që kam shënuar në ‘San Siro’, por nuk hyj në fushë me fiksimin për të shënuar. Jam i lumtur për ekipin” – tha ai.