Loftus-Cheek po luan sezonin e dytë te Milani. Mesfushori anglez, në një intervistë të dhënë, foli për pritshmëritë për këtë sezon.

“Të gjithë duan të fitojnë çdo ndeshje dhe kjo, ndonjëherë, nuk është e mundur. Kështu që gjëja më e rëndësishme është të qëndroni të bashkuar, të stërviteni mirë dhe t’i bëni gjërat në mënyrën e duhur.

Jam i bindur se do të fillojmë të arrijmë rezultate më të mira, sepse mënyra sesi ne punojmë në stërvitje mund të përmirësojë vetëm atë që vendosim në fushë”- tha ai. Milan renditet në vendin e gjashtë.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb