Dorë e hekurt kundër Philippe Mexes pas sulmit kundër Stefano Mauri-t në takimin që Milani zhvillojë kundër Lazio-s. Mbrojtësi kuqezi është ndëshkuar me 4 ndeshje pezullim. Për Milan-in ky është një tjetër lajm i keq pasi tashmë edhe tifozët kanë humbur durimin, duke dalë kundër edhe ndaj Adriano Galliani-t. Në vigjilje të sfidës kundër Lazio-s e vlefshme për Kupën e Italisë, tifozët e pjesës së veriut, ultrasit kuqezi, kanë mbajtur një qëndrim zyrtarë ku i dalin në krah trajnerit Inzaghi dhe sulmojnë ashpër drejtorin e deleguar të klubit, duke e bërë atë përgjegjës për këtë dështim të Milan-it.

(e.shkambi/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb