“Do dëshiroja të ngrija trofe, Kupa e Italisë është objektivi primar”. Riccardo Montolivo analizon momentin e Milan-it dhe mendon për të ardhmen. “Champions League? Napoli më duket si skuadra më e avantazhuar, rrëfen kapiteni i kuqezinjve në një intervistë për “Gazzeta dello Sport”. Është e drejtë që presidenti Berlusconi të këtë ëndrra të mëdha, por duhet të përballemi me realitetin. Ai është një person karizmatik dhe çdo vizitë e tij na motivon. Të flasësh me të është stimuluese por presidenti nuk mund ti zgjidhi të gjithë problemet. Inter? Nuk e kemi frikë edhe pse ka transferuar lojtarë të rëndësishëm. Qëllimi jonë është të renditemi përpara tyre”. Ish mesfushori i Fiore-s analizon pikat e dobëta të Milan-it: “Nuk arrijmë të jemi të përqendruar për 90 min. Me skuadrat e vogla vuajmë gjithnjë, e kemi të vështire ti shënojmë”. Në lidhje me titullin kampion Montolivio i ka idetë e qarta: “Kampionatin e fiton Juve. Jam i lodhur me kritikat ndaj arbitrave, shpesh përdoren për të fshehur gabimet e tyre. Mgjth të mos shohësh një pozicion jashtloje prej 20 cm është një gabim”. Komenti i fundit shkon për Filippo Inzagji-n: “Ka autoritet dhe përcjell qetësi tek ne, më kujton Prandelli-n tek Fiorentina.

 

(e.shkambi/balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb