Milan është në kërkim të një sulmuesi, i aftë të bëjë diferencën në repartin ofensiv dhe të zgjidhë ndeshjen në momente të ndryshme.

Prej javësh kuqezinjtë po vëzhgojnë lojtari gjerman Jonathan Burkardt, i cili shënoi 12 gola dhe dhuroi 2 asiste, në këtë sezon me fanellën e Mainz. Pasi iu bashkua ekipit kombëtar në tetor, profili i 24-vjeçarit konsiderohet si mjaft interesant në skenën e futbollit ndërkombëtar.

Emra të tjerë në listën e klubit italian janë Santiago Gimenez i Feyenoord, Lucca i Udineses dhe Troy Parrot i AZ Alkmaar.

(J.S/BalkanWeb)

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb