“Djalli” po prek fundit, me situatën që duket e pa shpresë. Në kushte të tilla stafi drejtues është i detyruar të ndërhyrje për të shpëtuar atë që ka mbetur. Giorgo Furlani, administratori i deleguar i Milan, e pranoi që situata është e vështirë, por të gjithë janë të bashkuar në këtë moment:
“Jemi të zhgënjyer, por jemi të bashkuar. Vetëm të bashkuar mund të dalim nga kjo situatë jo e bukur. Iu siguroj se nuk ka një çështje Furlani-Ibrahimovic, nuk ka çështje as për ndryshimin e trajnerit”, u shpreh administratori i Milan i cili ndër të tjera nuk preferoi të flas për drejtorin e ri sportiv.

Në Itali, mediat shprehen të sigurta se gara për drejtorin e ri sportiv është një garë dyshe ndërmjet Fabio Paratici-t dhe Igli Tares. Ish drejtori i Juves është takuar me përfaqësues të Milanit në Lodër, i pranishëm ishte edhe Cardinale. Paratici kërkon garanci dhe më shumë pushtet në administrimin e zonës sportive. Igli Tare është një profil që pëlqehet shumë nga Ibra dhe pjesa tjetër e stafit drejtues.
Në krye të Lazio-s, Tare ka arritur rezultate të kënaqshme pavarësisht se kishte në dispozicion një buxhet të limituar. E sigurt është se zgjedhja e drejtorit të ri sportiv do të bëhet shpejt pasi situata ku ndodhet Milan kërkon një ndërhyrje të fortë.
(BalkanWeb)
