6 pikë në 6 javë, 1 pikë larg zonës së ftohte, ky është një fillim sezoni jashtëzakonisht zhgënjyes për Milanin, shumë larg parashikimeve duke bërë që tensioni të jetë i lartë në shtëpinë e “djallit”. Pas humbjes kundër Fiorentinës, Giampaolo dhe e ardhmja e tij kanë qenë një temë diskutimi aq e nxehtë që sipas mediave italiane solli dhe një përplasje të fortë mes drejtuesve, Boban dhe Maldini, në fund vendosi Maldiani i cili nxitoi të konfirmoj trajnerin, Giampaolo nuk preket, të paktën për momentin.

Maldini Boban
Maldini Boban

Pavarësisht konfirmimit, është e qartë se kërkohet një kthesë e fortë dhe e shpejtë, duke nisur nga kjo fundjave kundër Genova. Giampaolo do të luaj fatin e tij në derbi, si ish trajneri i Samdprias, në të kundërt, shkarkimi i tij është thuajse i sigurt. Në situata të tilla është logjike që mediat të flasin dhe të përpiqen të kuptojnë se kush mund të jetë pasuesi i tij. Emra që qarkullojnë janë nga më të rëndësishmit duke nisur nga Luciano Spalletti, i papunë dhe kandidati më i mundshëm, pavarësisht të kaluarës së tij si ziklatër. Kontakte janë vendosur edhe me C.Ranierin, strateg kur bëhet fjalë për situata të tilla, “i urti” mund të sjellë qetësi në shtëpinë e “djallit”. Rudi Garcia, Allegri e Wenger janë emrat e tjerë në tavolinë por sipas “La Gazzetta dello Sport”, Andriy Shevchenko është ëndrra me e madhe e Maldinit.

La Gazzetta
La Gazzetta

Sheva është një idhull i tifozerisë kuqezi por njëkohësisht është dhe opsioni më i vështirë. Sheva duhet fillimisht të lirohet nga roli i tij si trajner i përfaqësueses ukrainase, por ky është dhe problemi më i madh, pasi Sheva po bën mirë në këtë aventure, për momentin gjithçka është në rrafshin e sondazheve pasi Giampaolo ka ende një shans.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb