Nuk ka asnjë shkarkim post Torino, nuk pritet të këtë as në orët në vijim, Milan ka vendosur të vijoj me Gattuson deri në fund të sezonit. 4 ndeshje për të ndryshuar fatin e Milanit pasi ai i Gattusos duket i shkruar, vështirë të mendosh që në fund të sezonit kuqezinjtë ta konfirmojnë në krye të bankinës. Ky vendim më shumë se sa për të konfirmuar Gattuson erdhi si pasojë e mungesës së alternativave, në këto kushte Leonardo, Maldini dhe Gazdis vendosën ta mbajnë në stol deri në përfundim të sezonit.

5 pikë në 7 ndeshjet e fundit kanë vendosur ndjeshëm në pikëpyetje të ardhmen europiane të Milanit, mbi të gjitha pjesëmarrjen në Champions. Më shumë se sa pozitat ku ndodhen, pasi renditen në vendin e 6-të në kuotën e 56-të pikëve, 2 pikë më pak se Roma e vendit të 4-ët, pranë Champions është ende e mundur, ajo që shqetëson drejtuesit e klubit është fakti që ekipi nuk i përgjigjet trajnerit ndërsa vetë Gattuso si gjithnjë merr përsipër të gjithë përgjegjësitë.

Sarri
Sarri

Drejtuesit e klubit kuqezi qëndruan rreth një orë në një takim kokë më kokë me Gattuson duke dalë në këtë përfundim, nuk ka asnjë shkarkim deri në fund të sezonit. Milan ka filluar të mendojë që tani për të ardhmen, Maurizio Sarri është për momentin ëndrra e tyre.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: