Milani nuk ndalet në merkaton e dimrit dhe pas prezantimit të Kristof Piotek, drejtuesit kuqezi po punojnë me shpejtësi për të forcuar skuadrën dhe për t’I dhuruar trajnerit Xhenaro Gatuzo lojtarët që kërkon.

Objektivi i radhës në tregun e transferimeve është një njohje e vjetër për tifozët milanistë. Bëhet fjalë per Zherard Deulofeu, sulmuesi i krahut që la shenjë në gjashtë muajt e tij në Milanelo gjatë vitit 2017.

Futbollisti aktualisht luan për Uotford në Premier Ligë, ndërsa drejtuesit e Milanit pretendojnë një formulë huazimi me të drejtë blerjen e kartonit të tij në fund të sezonit. Një mision aspak i lehtë, por Leonardo dhe Maldini kanë treguar ditët e fundit se janë të aftë të zgjidhin edhe tratativa në dukje të pamundura.

Ndërkohë, Milani po punon edhe për të ardhmen, duke konfirmuar linjën e re të klubit. Kështu është shumë pranë mbylljes marrëveshja për transferimin e Aurelien Tçuameni. Mesfushori 19-vjeçar vjen nga Bordoja për 19 milion euro dhe konsiderohet një talent i vërtetë i futbollit francez.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb