Milan nuk ka ndërmend të ndalet në merkaton e verës dhe aq më tepër të heqë dorë nga objektivi kryesor që mban emrin e Angel Correa. Sipas mediave italiane, dyshja Maldini-Boban kanë intesifikuar lëvizjet për të bindur Atletico Madrid të lerë të lirë futbollistin argjentinas.

Angel Correa Vuole Fortemente Il Milan 2301941
Angel Correa Vuole Fortemente Il Milan 2301941

Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet përtej Adriatikut, dy drejtuesit e klubit kuqezi kanë zhvilluar një tjetër takim në Madrid, në fillim me menaxherin e lojtarit dhe më pas me drejtuesit e Atletico. Palët janë dakord sa i përket transferimit, por pengesë vazhdojnë të jenë pretendimet financiare të klubit spanjoll. Atletico Madrid kërkon 50 milion euro, ndërsa Milani është gati të paguajë 40 milion euro. Diferenca është e konsiderueshme, por mund të arrihet në një marrëveshje gjatë fundjavës.
(balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: