Milani nuk ka shkuar më shumë se një barazim përballë skuadrës së Torinos në kuadër te javës së 15.

Edhe pse kishin disa raste të mira, rosonerët nuk arritën të marrin tri pikë të plota nga kjo ndeshje.
Torino u mbrojt mirë gjatë gjithë 90 minutave, duke markuar mirë dyshen e rrezikshme, Higuain-Kutrone. Talenti italian u përpoq të ndryshonte fatet e takimit, por sot nuk ishte dita e tij.

Me këtë barazim, Milani mban vendin e katërt me 26 pikë, tri më pak se Inter dhe një më shumë se Lazio.

1 6

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: