Strahinja Pavlović zgjodhi të bashkohej me Milanin, me mbrojtësin që në një intervistë për “MozzartSport”, tregoi arsyet e kësaj zgjedhjeje.

“Pse i thashë ‘po’ Milanit? Për Zlatanin, për madhështinë e klubit, për Serie A, për gjithçka. Kam pasur disa biseda me Ibrën, ku më tha se i pëlqente karakteri im, se i pëlqente çfarë jam dhe se donte me çdo kusht të më shihte këtu.

Pritej që gjithçka të mbyllej më shpejt, por më pas patëm disa probleme të vogla me Salzburgun. Nuk shkoi siç duhej, por në fund, falë Zotit, gjithçka përfundoi mirë dhe arrita të vishem kuqezi”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb