Ka mjaftuar humbja e fundit në kampionat për të nxjerrë në shesh të gjitha prapaskenat që qarkullojnë te ekipi i Milanit. Situata është shumë e ndezur pasi disfata e shkaktuar nga Sampdoria ka bërë që drejtuesit ti vendosin ultimatum Monetlla-s për të fituar dy sfidat e radhës kundër Romës dhe Interit.

Gjithsesi e keqja e Milanit duket se nuk qëndron vetëm te fusha e lojës. Sipas “Corriera della Sport” pjesa më e madhe e lojtarëve të Milan nuk ka respekt për ish-mbrojtësin e Juventus, Bonucci-n. Disa nga lojtarët e “gardës së vjetër” mësohet se nuk janë aspak të kënaqur me kritikat që Bonucci i bën atyre në stërvitje dhe në ndeshje. Gjithashtu, një pjesë e lojtarëve nuk janë të kënaqur me trajtimin që i është bërë atij nga klubit, duke i dorëzuar edhe shiritin e kapitenit.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb