Milan shijon “magjitë” e Krzysztof Piatek, 4 gola në 4 ndeshje, duke bërë që Higuain të jetë thjeshtë një kujtim i hidhur. Argjentinasi priste me padurim ti bashkohej Sarrit në Londër por ja që gjërat nuk po shkojnë ashtu si palët kishin ëndërruar. Përjashto një “dopjetë” kundër Huddersfield, e gjithë pjesa tjetër e aventurës së tij me blutë është për tu harruar.


Higuanin
Higuanin

“El Pipita” është kthyer sërish në qendër të vëmendjes, jo për golat e tij, por për gjestin që ka bërë pas ndeshjes kundër Man.City, me blutë që pësuan humbjen më të rëndë në histori. Sulmuesi është kapur “mat” nga kamerat teksa pështynte në tunelin e “Etihad Stadium”, një gjest që tregon qartë nervozizmin e Higuain.


Higuanin Sarri
Higuanin Sarri

Tifozët e lexojnë ndryshe këtë veprim të tij, duke e akuzuar si të pa edukatë dhe mungesë respekti ndaj kundërshtarit. Higuain u “arratis” në ishullin britanik për të gjetur më në fund qetësi, por harrojë se mediat dhe tifozët në Premier League janë shumë të kujdesshëm pas këtyre detaje.
(BalkanWeb)


Etiketa: