Në 3 nga 4 ndeshjet e tij në krye të Milan, Conceiçao ka arritur të përmbys rezultatin, kështu ndodhi edhe ndaj Comos, por për fat të mirë, tekniku portugez ka në dispozicion dy lojtarë të rilindur me të në stol, Theo Hernandez dhe Leao, të dy yjet e “djallit” gjetën rrugën e rrjetës duke i dhuruar Conceiçao-s fitoren e parë në Serie A. Milan kishte kontrollin e lojës, por Reijnders dhe Morata nuk arritën të gjenin prekjen fituese në fraksionin e parë.

Në mënyrë të papritur, në një nga zbritjen e tyre të pakta drejt sulmit, Como i befasoi duke kaluar në avantazh me Diao që goditi Maignan në shtyllën e parë. Milan gjeti forca dhe reagoi fuqishëm, fillimisht me Theo Hernandez i cili brenda në zonë me një goditje fluturimthi barazoi shifrat në 1-1. Pesë minuta më pas, Abraham futi një pas të shkëlqyer në qendër, aty ku Leao u shkëput shpejt dhe me një parabël të ëmbël përmbysi rezultatin.

Lajmi i vetëm negativ ishte kartoni i verdhë i Morata-s i cili skualifikohet për sfidën kundër Juves. Me 31 pikë, Milan fiton terren në Serie A, aktualisht ndodhen në vendin e 7-të.

Sergio Conceiçao buzëqesh, por jo plotësisht, pasi ekipi i tij u detyrua edhe një herë të përmbys rezultatin: “Vuajtëm pasi përballë kishim një skuadër të fortë, por gjithsesi, ne duhet të jemi me më shumë lojtarë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Lojtarët duhet të kuptojë disa baza të futbollit, duhet të jemi solid, nëse nuk pëson gol e ke më të lehtë më pas të zgjidhës një ndeshje pasi me lojtarët që ke në dispozicion mund të krijosh 4-5 raste për të fituar”, u shpreh Conceiçao.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb