Të reja të rëndësishme në shtëpinë e Milanit. Sipas asaj që raportohet nga gazzetta.it, klubi nga Milano dhe Feyenoord kanë gjetur një marrëveshje ekonomike nga 35 deri në 40 milionë euro për transferimin e Santiago Gimenez në Itali.

Deri më tani, vetëm kjo mungonte, pasi akordi me lojtarin kishte kohë që ishte arritur.

Parashikohet që këtë fundjavë Gimenez të mbërrijë në Milano, ndonëse nuk do të mund të luajë në derbi. Kjo për dy arsye, koha nuk premton dhe dëmtimi në Champions League bën që të mos rrezikohet shumë.

Milan ndërkohë po punon që të shesë Alvaro Moratën te Galarasaray.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb