Mesfushori i Milanit, Reijnders u shpreh besimplotë para finales së Superkupës ndaj Interit.
A ju jep një shtysë të mirë mposhtja e Juventusit?
“Në pjesën e parë nuk ishim mjaft agresivë në presing dhe nuk rrezikuam me topin. Në pjesën e dytë treguam se mund të bënim më shumë, duke krijuar më shumë raste.”
E keni gjetur sërish Piolin, u kënaqët që e patë sërish?
“Ishte bukur, bëmë shaka. E patë çfarë më tha, për mua ishte një sezon i mirë edhe nëse do të kisha më pak mundësi për të shënuar gol. Këtë vit luaj më shumë përpara.”
Do të ishte trofeu juaj i parë në Milan…
“Është një mundësi e madhe, do të ishte mirë dhe unë duhet të luaj sikur të ishte ndeshja ime e fundit. Nuk ndodh shpesh që mund të fitojmë një trofe, atëherë duhet të mendojmë për kampionatin dhe Ligën e Kampioneve, është një shans i mirë për të ndryshuar gjërat”.
Ne pamë fjalimin e Benaser. Është fryma që ju ka munguar në fillim të sezonit?
“Jo, shpirti ka qenë gjithmonë aty. Mendoj se duhet të fitojmë gjithnjë e më shumë besim dhe mposhtja e Juventusit na dha një shtysë të mirë në këtë kuptim. Ne duhet të ndihemi si një familje dhe kjo ishte një shenjë e mirë”, deklaroi ai.