Sinisa Mihajlovic dëshiron një lider në mbrojtje. Adriano Galliani nuk e ka humbur kurrë nga shikimi Mats Hummels të Borussia Dortmund, një lojtarë i denjë për të qenë lideri i një skuadre në rindërtim.

Për të arritur tek qendërmbrojtësi gjerman, Milan duhet të kalojë fillimisht dy pengesa. Hummels vlen 40 milion euro, por për të sistemuar përfundimisht prapavijën, Galliani mund të bëjë një “çmenduri” të tillë.

Problemi i dytë është se Hummels sapo ka rinovuar kontratën me Borussia-n. Nëse Milan do paraqitet në dyert e Dortmund-it me një ofertë të rëndësishme, Hummels mund të vihet në dispozicion të trajnerit serb.

(e.shkambi/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb