Andrij Shevchenko, ish-sulmuesi i Milanit, ka folur për sezonin e kuqezinjve, pak minuta para derbit ndaj Interit.

“Si mund të përmirësohet sezoni i Milanit- Unë mendoj se ka gjëra të komplikuara, por ato mund të zgjidhen. Mendoj se Milani, ndoshta me një ndeshje të mirë sot, mund të kthejë situatën në kampionat dhe të ndryshojë shumë gjëra.

Mendoj se klubi ka nevojë për qetësi dhe dëshirën e të gjithëve për të punuar mirë”- tha ai.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb