Me largimin e Leonardos dhe Gattusos, Milan është duke projektuar zëvendësuesit në stafin drejtues për tu fokusuar më pas te zgjedhja e trajnerit të ri dhe te merkato. Paolo Maldini po reflekton për postin e ofruar nga Gazidis, atë të drejtorit teknik, brenda javës ka premtuar se do të jap një përgjigje përfundimtare. Në të njëjtën kohë drejtori i deleguar i klubit kuqezi duhet të zgjedh dhe drejtorin e ri sportiv.

Milan Tare
Milan Tare

Sipas mediave italiane, dy janë emrat e parë që qarkullojnë në tavolinën e Gazidis, Sven Mislintat, aktualisht drejtor sportiv te Shtutgard, më herët ka mbajtur të njëjtin post edhe tek Arsenal. Emri tjetër që po fiton shumë kuota këtë periudhe është dhe Igli Tare, aktualisht drejtor sportiv i Lazios.

Tare Lotito
Tare Lotito

Tare është profili që i shkon më shumë përshtat projektit të Gazidis, për një merkato pa shumë kosto dhe me lojtarë të rinjë. Në këtë pikë Tare nuk ka konkurrent në Serie A pasi dihet ajo që ish sulmuesi i famshëm i Kombëtares ka bërë te Lazio. Sëbashku me Taren në Milano do të zbarkoj automatikisht edhe Simone Inzaghi, i cili do të pasoj Gattuson në stolin e Milanit. Pengesa më e madhe në arritjen e kësaj marrëveshje është Claudio Lottito, presidenti i Lazios, i cili nuk mund të pranoj kaq lehtë të heq dorë nga dy pjesëtarë shumë të rëndësishëm të stafit të tij.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: