Milani nuk e ka ndërprerë ecurinë pozitive të fitoreve në kampionat as këtë të premte. Skuadra e Gatussos ka treguar formë të lartë pasi ka mposhtur me lehtësi edhe Empolin me rezultat e thellë 3-0.
Nuk mund të mungonte blerja me e re e Milanit, Piatek, i cili ka shënuar golin e parë në këtë ndeshje dhe të shtatin personal që kur mbërriti te kuqezinjtë.
Të gjitha golat u shënuan në pjesën e dytë, ndërsa përveç polakut, shënuan edhe Kessie e Castillejo. Fitorja e 3-të radhazi për skuadrën e Gatuzos që e sheh veten në vendin e 4-t me 45 pikë.
BalkanWeb