Milani nuk ka shkuar më tepër se një barazim  me Empolin 1-1 në kuadër të javës së 6 të Serie A. Një tjetër rezultat zhgënjyes për skuadrën e Gatuzos e cila ka 3 ndeshje pa fituar. Kuqezinjtë e nisën mirë ndeshjen duke shënuar që në minutën e 10-të me një goditje të Biglia, që u devijua lehtë nga Leonardo Capezzi.

Në pjesën e dytë Empoli pas disa sulmeve arrin që të fitojë një penallti në minutën e 70-të, të cilën e shndërron në gol  Caputo.  Pas këtij barazimi Milani ka gjashtë pikë nga gjashtë ndeshje duke qëndruar në pozitën e 14-të.

EMPOLI-MILAN 1-1

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb