Milani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Veronës në transfertë, me rezultatin e ngushtë 0-1. Skuadra e udhëhequr nga Xhampaolo, ka vuajtur por ka dalë fituese nga kjo sfidë me penalltinë e kthyer në gol nga Piontek në minutën e 68-të.


Polaku kështu ka larguar krizën e golit dhe i dha tre pikët skuadrës s ëtij.


Kujtojmë që vendasit e Veronës, luajtën me 10 lojtarë, pasi u ndëshkua me të kuq Stepinski në minutën e 20-të. Në fushë ishin Kumbulla dhe Rrahmani, dy mbrojtësit shqiptarë.


Kështu Milani shkon në kuotën e 6 pikëve dhe ndodhet në vendin e shtatë.

VERONA-MILAN 0-1
Piontek 67′ (p)

 

Etiketa: