Vetëm një vit më parë Milani shpenzonte afërsisht 240 mln euro në merkato, por momentalisht kjo kohë duket e largët pasi klubi duhet të shesë për të mbijetuar.

Për këtë arsye ‘djalli’ është gati të dëgjojë ofertat për kapitenin e tyre, Leonardo Bonucci-n, prej të cilit ata presin të arkëtojnë një shumë të majme.

Nuk ka vonuar dhe sipas “La Repubblica” ka mbërritur oferta e parë. Ajo vjen nga Anglia dhe konkretisht Manchester United. Qendërmbrojtësi italian pëlqehen nga Mourinho dhe për këtë arsye kanë ofruar 32 mln euro.

Duke shtuar edhe pagën 14 mln euro në sezon që merr futbollisti nuk është çudi që marrëveshja mes klubeve të mbyllet. Në ditët në vijim priten të reja rreth këtij transferimi.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb