ITALI-Menaxherja e përgjithshme e Milanit, Barbara Berlusconi, ka bërë të ditur planet për ndërtimin e stadiumit të ri, i cili do të inaugurohet në vitin 2020.

“Rossonerët” për një kohë të gjatë janë lidhur me një shpërngulje nga San Siro, me Interin që mbetet administrues i stadiumit të vjetër.

“Puna në stadiumin e ri po vazhdon dhe modeli plastik është gati”, ka thënë Berluskoni. “Jemi duke pritur për përgjigje në gjashtë muajt e parë të vitit 2015. Ideja është që stadiumi të kompletohet deri në vitin 2020. Kjo është ëndrra ime për fansat. Tani jemi duke analizuar zonën e cila duhet të jetë funksionale për një klub si i yni. Madje edhe babai im është entuziast për këtë projekt”. përfundon Barbara Berluskoni.

Milani ka zhvilluar ndeshjet në San Siro që nga viti 1926, teksa stadiumi u ngrit nga Interi.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: