Milani nuk ka shkuar më shumë sesa një barazim 1-1 në “Tardini”, në përballjen e parë të vlefshme për javën e 33-të të Serisë A, e cila u mbyll pak çaste më parë. Kuqezinjtë e drejtuar nga Gatuzo e kanë gjetur të parët rrugën e rrjetës, kur në minutën e 69-të, Samu Kastijeho, devijoi saktë me kokë në portën e Parmës pas harkimit të Susos.

Kuqezinjtë kërkuan dhe golin e dytë, por ata që do të shënonin do të ishin të zotët e shtëpisë, kur 3 minuta nga fundi i kohës së rregullt, veterani Bruno Alvesh ndëshkon Donarumën duke ekzekutuar në mënyrë fantastike një goditje dënimi dhe vulos barazimin që do t’i rezistojë minutave të mbetura.

Milani dhe Parma marrin kështu nga 1 pikë, me kuqezinjtë që ngjiten në kuotën e 56 pikëve, por ndjenë kërcënimin e Romës, Atalantës dhe Lacios për zonën Champions, ndërsa Parma me këtë pikë të fituar, shkon në +7 nga zona e rënies nga kategoria.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: