Milani ka arkivuar 3 pikët e radhës sot kundër Verona-s në “Seria A”, duke parakaluar Atalanta-n në luftën për një vend në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm.

Në sfidën e zhvilluar sot në “San Siro” djalli ka triumfuar me shifrat e thella 4-1. Fillimisht ndeshja u zhbllokua në minutën e 11-t me Calhanoglu, ndërsa Crutone në të 32-n vulosi rezultatin e pjesës së parë.

Në fraksionin e dytë të lojës, ekzatësisht në minutën e 49-t, Abate do të shënonte golin e tretë për të besuarit e Gatusso-s. Miqtë do të linin shenjën e tyre pak para fundit të koës së rregullt kur me Lee shkurtuan diferencat. Gjithsesi për ‘djallin’ do të kishte ende kohë që me anë të Borinit të stamponte shifrat përfundimtare të takimit.

Pas 35 javësh në “Seria A” Milani renditet në vendin e 6-t me 60-t pikë, 2 më shumë se Atalanta e vendit të 7-t që nesër luan kundër Lazio-s.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb