Duhet ende ta tregojë në fushën e lojës, por mediat italiane kanë projektuar që tani Milanin e Marco Giampaolo. Idetë për futbollin që ka ish-tekniku i Sampdorias dhe lëvizjet e Paolo Maldini në merkaton e verës tregojnë se misioni kryesor është rikthimin i skuadrës kuqezi në AND-në e saj: fitore me lojë të bukur. Trajneri milanist njihet si adhurues i lojës sulmuese dhe për ta bërë këtë me ekipin e tij të ri I duhen interpretuesit e duhur.


C 29 Fotogallery 1025861 Imagegallery Imagegalleryitem 0 Image
C 29 Fotogallery 1025861 Imagegallery Imagegalleryitem 0 Image

Disa janë aktualisht në skuadër, të tjerë ndoshta do të vijnë gjatë këtij sesioni në tregun e transferimeve. Duke qëndruar në atë që raportojnë të përditëshmet përtej Adriatikut, reparti ofensiv nuk është një problem për Giampaolo. Ai do të gjejë Piatek, por edhe Andre Silva, i rikthyer pas huazimit te Sevilla. Tekniku pritet të besojë te sulmuesi portugez, duke rivlerësuar atë si një talent, ashtu siç u transferua nga Benfika. Ndërkohë, plani B është blerja e Patrick Schick, sulmuesin e Romës, por të zbuluar pikërisht nga Giampaolo, kur luante me Sampdorian.


Lucas Torreira 1024x768
Lucas Torreira 1024×768

Në këtë mënyrë, Maldini dhe kupola drejtuese e klubit kuqezi do të fokusohet më shumë te përforcimi i mesfushës dhe mbrojtjes. Në repartin e parë Lucas Torreira është objektivi kryesor, me uruguajanin që gjithashtu është një njohje e vjetër e trajnerit.


Maldini Theo Hernandez 1280x720
Maldini Theo Hernandez 1280×720

Sa përket mbrojtjes, Maldini ka zgjedhur Theo Hernandez, futbollisti i Realit të Madridit me të cilin është takuar personalisht në Ibiza, siç tregojnë fotot e fundit të publikuara nga mediat spanjolle.
(balkanweb)